Me vendim të bordit të FVK-së, nga ky vit në të gjitha garat e volejbollit kosovar do të aplikohet sistemi elektronik i proceseve.
Kjo do e dërgojë volejbollin kosovar në një nivel tjetër të organizimit, duke u rreshtuar me garat serioze evropiane e botërore.
Poashtu sistemi elektronik “e-scoresheet” do të ndihmojë në procesimin në kohë reale të rezultateve të ndeshjeve nga të gjitha nivelet e garave në volejbollin kosovar.
FVK po bën të gjitha përgatitjet teknike për aplikimin e suksesshëm të këtij sistemi, qysh në sezonin e parë të aplikimit të tij.