spot_img

Volejbolli ballkanik për tre ditë me vëmendje në Kosovë

spot_img

Klubi i volejbollit Drita, njëherit Kampion i Kosovës për edicionin 2022/23, do të jetë nikoqir i BVA Kupës Ballkanike për klube, që do të mbahet nga 19 deri më 21 shtator 2023.

Për tre ditë rradhazi, pallati i sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” do të frymojë me volejbollin dhe garën më të fortë të këtij sporti në Gadishullin Ballkanik.

Krahas mikpritësit KV Drita, në këtë garë do të paraqiten edhe klubet Galatasaray nga Turqia, Skënderbeu nga Shqipëria dhe Marko Polo nga Greqia.

Të gjitha ndeshjet e KV Drita, përgjatë këtyre tre ditëve do të luhen në orën 20:00 dhe do të transmetohen drejtpërdrejt në Radio Telvizionin e Kosovës.

FVK i uron suksese klubit kampion të Kosovës, i cili përmes organizimit të kësaj gare në vendin tonë për herë të dytë, do t’u mundësojë klubeve tjera nga Ballkani, që të njihen për së afërmi me cilësinë organizative dhe atë të volejbollit në Kosovë.

Orari i ndeshjeve do të jetë ky:
19.09.2023:
17:30h, Galatasaray – Skenderbeu
20:00h, Drita – Markopoulos
20.09.2023:
17:30h, Markopoulos – Galatasaray
20:00h, Drita – Skenderbeu
21.09.2023:
17:30h, Skenderbeu – Markopoulos
20:00h, Drita – Galatasaray

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img