spot_img

Vota që po na hakmerret!

spot_img

Shkruan: Atdhe Gjoci

Harresa që po na kushton edhe me jetë sot jo veç neve, por edhe brezave në ardhje, buron nga militantizmi, injoranca dhe servilizmi.

Janë tre faktorë kyç për shkatërrimin e karakterit personal dhe degradimin e rendit kushtetues e demokratik, gjë për të cilin edhe proklamohet se ne e duam demokracinë, rendin dhe ligjin, e me dyja këmbët shkelemi nga këto tri vlera. Demokraci s’do të kemi kurrë përderisa nuk ndihemi të gjithë fajtorë. Demokracinë e duam si nocion shthurjeje popullore, e duam pa ligj, pa drejtësi e pa korrektësi, e duam një demokraci që secili e percepton në mënyrë të interesave personale, familjare e klanore.

Një rrëfim i shkurtër sa për ilustrim mbi proceset e kujtesës, në qoftë se dikush ju pyet për një autor të një vepre të cilën e keni lexuar, ju do të mund të jepni një nga këto tri përgjigje: “S’e kam mësuar ndonjë herë”, “e harrova”, ose “s’më kujtohet mirë”. Këto tri përgjigje i korrespondojnë në vija të trasha tre përbërësve bazë të sistemit tonë të kujtesës: Kodimit, depozitimit dhe riprodhimit.

Hapi i parë është kodimi, procesi i futjes së informacionit në sistemin tonë të kujtesës. Ne qoftë se, së pari nuk e mësojmë ose provojmë diçka, më vonë nuk do të jemi në gjende që të mbajmë në mend.

Hapi dytë, pasi informacioni është koduar, neve na duhet ta depozitojmë atë. Në qoftë se nuk e depozitojmë, informacioni harrohet. Depozitimi është procesi që e mbanë informacionin në sistemin e kujtesës për një kohë të caktuar. Procesi i kodimit dhe depozitimit nuk dallojnë shumë sepse varen nga njëri-tjetri.

Hapi i tretë në procesin e kujtesës është riprodhimi, nxjerrja e informacionit nga sistemi i kujtesës. Ne nuk e dimë se çfarë është depozituar deri në momentin kur nxjerrim informacionin. Ndonjëherë informacioni depozitohet me saktësi, por nuk mund të riprodhohet në një çast të caktuar. Për shembull, kur keni shkuar për të votuar, në atë çast a ju janë kujtuar të gjitha të bëmat e atyre qe po i voton? Këtu kemi të bëjmë me një situatë komplekse për disa arsye: Ne qofte se ju është kujtuar edhe e voton detyrimisht, duhet të jesh i lidhur ndoshta edhe emocionalisht me karakterin barbar të atij që e voton. Në qoftë se të është kujtuar diçka nga të bëmat e tij dhe përsëri e voton, duhet të kishe përfituar diçka dhe të ja falësh për hir të kompromisit që i bije se solidarizohesh dhe je i përfshirë me të keqen e tij. Në qofte se nuk ju kujtohet asgjë, kjo nuk ju amniston, ju për gjatë gjithë kohës nuk jeni interesuar për jetën që po zhvillohet rreth jush dhe injoranca ka kaluar kufijtë.

Si rezultat i këtyre faktorëve, ne sot e vuajmë gjendjen në të cilën ndodhemi. Alexis de Tocqueville thotë:” Demokracia është pushteti i një populli të informuar”.

Kjo thënie i shkon përshtati qytetarit të informuar e të denjët, të arsimuar e autokritik e logjikëshëndosh.

Chares Bukowski tonë: ”Ndryshimi mes demokracisë e diktaturës është se në demokraci përpara votohet pastaj merren urdhra, ndërsa në diktaturë s’është e nevojshme të humbasim kohë duke shkuar në votim”. Sigurisht se kjo e Bukowskit na shkon përshtati mbase na ka ngelur si kujtesë e fortë edhe e përpunojmë më së lehti si material.

Një fenomen interesant, por edhe i bindshëm për masën popullore mbarë shqiptare e që më së miri e përkufizon Robert Gervaso, i cili thotë: ”Në demokraci, qeveritarët rrallëherë janë me të këqij se të qeverisurit. Demokracia duhet fituar, diktatura meritohet”.

Ku e gjen veten qytetari jonë sot? Pse duhet të verbohet e të mashtrohet, të shesë vuajtjen 1,2,3 ose 4 vjeçare të mandatit që qeveriset nga halabakët. Pse e shet gjithë këtë vuajtje për 5 minuta votim, pse mashtrohet, e shet vuajtjen për 50 euro, ja si e katandisen qeveritë tona klanore qytetarin, dhe anasjelltas. Demokracia duhet të mbizotërojë vetëm atëherë kur nuk ka njerëz aq të pasur sa të blejnë të tjerët dhe njerëz të varfër që blihen.

Në demokracinë tonë parlamentare votohet mbi baza provinciale që ia vlen t’i themi disa nga shprehjet e dëgjuara nga populli: ”Është i joni, vetëm ky mundet të investojë në komunën tonë. Ka luftuar, është trim, hallall i qoftë edhe pse përfiton, ia ka bërë mundin. Më ka premtuar për një vend pune”, e plotë e plotë fjalë të tjera që për veshin e një qytetari random të edukuar është e pa pranueshme.

Kjo është e keqja e demokracisë kur vota e një akademiku është e barasvlershme me atë të një analfabeti. Dhe të gjithë e vuajmë njësoj situatën.

NGJARJE TË TJERA

spot_img