Një 39-vjeçar me origjinë shqiptare mbeti i vrarë nga plumbat e bandës në një kafene në Nea Joni në orët e para të së mërkurës së 22 shkurtit , i cili duket se ka qenë në vendin e gabuar në kohën e gabuar.
Pas kësaj ngjarje të rëndë fshihen 7 shtetas shqiptarë që konsiderohen nga autoritetet greke si kriminelë të rrezikshëm të arrestuar më parë dhe të lënë të lirë. Banda përbëhet nga 10-11 persona me kombësi shqiptare, të cilët aktivizohen gjatë natës në rastet e zhvatjes, trafikut të drogës dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Zona e tyre e veprimit është qendra e Athinës, pranë stacionit të Larisës, ndërsa selia e tyre është një klub në Sepolia, nga ku banda ka marrë edhe emrin.
Sipas mediave greke, banda e shqiptarëve ka lidhje me kriminelë brenda burgjeve. Të shtënat në kafenenë Nea Ionia duket se kanë ndodhur pas një sherri mes bandës dhe tre personave të tjerë, gjithashtu të huaj, me të cilët ka pasur debate për një arsye ende të panjohur.
Policia greke ka nisur hetimet për kapjen e bandës kriminale ndërsa në zonën e Gizit është gjetur makina e përdorur nga autorët. Makina është transferuar në laboratorët e mjekësisë ligjore të EL.AS.