Vrasja e biznesmenit dhe politikanit Ardian Nikulaj ishte planifikuar prej dy vitesh, por porositësit kishin hasur vështirësi në gjetjen e ekzekutorit.
Mësohet se porositësit nuk kanë mundur të gjejnë asnjë vrasës në Shqipëri pavarësisht se kishin ofruar deri në 500 mijë euro. Vrasësit shqiptarë nuk kanë pranuar vrasjen e Nikulajt pasi e kanë konsideruar atë “pre shumë të vështirë”.
I gjendur përballë kësaj situate, Edmond Haxhia që mendohet të jetë porositësi kryesor, ka krijuar një grup vrasësish dhe bashkëpunëtorësh të huaj.
Në Shqipëri për eliminimin e Nikulajt mbërritën 4 britanikët, Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman, Harry Simpson dhe vrasësi portugez Ruben Saravia.
Ky i fundit e kishte vëzhguar prej 2 muajsh Nikulajn ndërsa britanikët që silleshin si turistë e vëzhgonin. Misioni i tyre u krye me sukses mesditën e 19 prillit dhe pas këtij momenti, ata u larguan nga Shqipëria.
Vlen të thuhet se Ardian Nikulaj e kishte ndjerë rrezikun që po i kanosej pasi prej të paktën 6 muajsh kishte rritur sigurinë dhe lëvizte me truprojë dhe makinë të blinduar.