Avokati i familjes Floyd tha se ata do të paraqesin një padi civile kundër Derek Chauvin, polici që i vuri gjurin në fyt dhe i mori jetën George Floyd, dhe është shprehur se ata planifikojnë ta bëjnë zyrtarisht ‘përgjegjës’.
Benjamin Crump njoftoi lajmin këtë javë,ndërsa protestuesit vazhduan të kërkonin drejtësi për vrasjen e Floyd dhe fundin e brutalitetit të policisë dhe racizmit në Amerikë.
Avokati ka kërkuar gjithashtu një ndryshim në departamentin e policisë.
Ai tha:
Nuk ishte vetëm gjuri i Derek Chauvin që vrau George Floyd në Minneapolis, por ishte gjuri i të gjithë departamentit të policisë. Sepse kur keni atë lloj kulture dhe sjellje të një departamenti policie, është e parashikueshme që diçka e tillë do të ndodhë.
Crump theksoi se ishte e rëndësishme që të ketë transparencë në mënyrën se si pushohen nga puna punonjësit e policisë.