Në studion e emisionit “Open”, po diskutohet mbi vrasjen e mësuesit Samuel Paty në Francë.
Juristja Migena Balla, e dënoi ashpër vrasjen, por e cilësoi veprimin e mësuesit si provokim ndaj fesë Islame.
“Në momentin që dikush shkel një ligj, ka provokuar komunitetin që i është shkelur një e drejtë, në momentin që cilindo person, qoftë ky mësues, mjek, me këtë dua të theksoj që nuk duhet abuzuar shumë me figurën e nderuar të mësuesit. Ka dhe mësues që bëjnë shkelje. Kemi në vitin 2018 një vendim të gjykatës së Strasburgut, është një rast në Austri, një grua që bënte seminare të vazhdueshme, ajo u akuzua për nxitje të provokimeve fetare, sepse nxori karikatura të profetit Muhamed, kjo ka shkelur Konventën e të Drejtave të Njeriut. Ai bëri një veprim që shkaktoi urrejtje fetare. Ka një problem në Francë, e gjitha kjo tallja me figurat fetare, u fut me ligj, por që ka ndaluar në shkollat franceze, është e ndaluar që mësuesit të flasin për fenë. Këto cënojnë laiciazimin e fesë. Kjo është diçka shumë ligjore dhe specifike, nuk është marrë askush a kishte të drejtë mësuesi të fliste në orën e mësimit për këtë. Ai provokoi dhe bëri nxitje fetare. Kjo për mua është diskriminim, të dalë fëmija im dhe të thotë mësuesi dilni jashtë se do të fyej fenë tënde”, tha Balla.
Top Channel