spot_img

Vrau gjyshin duke e goditur 12 herë me thikë, caktohet masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit

spot_img

Gazeta Sinjali ka raportuar se është arrestuar një person në Novobërdë pasi që i njëjti dyshohet se ka vrarë gjyshin e tij duke e goditur me thikë në gjoks.

Lidhur me këtë Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit D. I.

Sipas gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në mënyrë tinëzare ka privuar nga jeta gjyshin e tij K. I., derisa ishte duke fjetur, me një thikë të kuzhinës rreth 15 cm në godet fillimisht pjesën e epërme të kraharorit në anën e majtë disa herë, më pas godet në pjesën e abdomenit – barkut, duke i shkaktuar 12 plagë, e më pas kalon në dhomën e ndejës ku ishin anëtarët e tjerë të familjes dhe i njofton kinse ka bërë vetëvrasje, gjithashtu njofton edhe policinë për rastin e ndodhur.

“Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë” vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka konsideruar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur, ndërsa propozimin e mbrojtës për caktimin e ndonjë mase tjetër alternative, e refuzoi, duke e konsideruar si të pamjaftueshme në këtë fazë të procedurës”, thuhet në gjykatë.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Sipas prokurorisë, dyshohet se pardje rreth orës 20:40 minuta, në fshatin Izvor Komuna e Novobërdës, i pandehuri D.I., ka privuar nga jeta tani të ndjerin K.I., në atë mënyrë që e ka goditur 12 herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img