spot_img

Vrau nënë e bir se s’takonte të dashurën, bashkëshortja flet për krimin e pasionit: Atë natë ishte në shtëpi, lirojeni se s’ka faj

spot_img

Ngjarja e rëndë e 21 janarit të vitit 2018, ku u vranë dhe u dogjën nënë e bir në një fshat të Vlorës është rikthyer sërish në vëmendje.

Kasem Pirjasi është dënuar me burgim të përjetshëm ditën e djeshme nga Gjykata e Vlorës ndërsa e dashura e tij Hysnie Hoxhallari është dënuar me 35 vjet heqje lirie.

Ngjarja makabër ndodhi ne vitin 2018 në lagjen “24 Maji” teksa 73-vjeçarja Salke Hoxhallari dhe djali i saj 43 vjeçar, Olsi Hoxhallari u gjetën të vdekur me shenja dhuna dhe të djegur në banesën e tyre dhe i dyshuari kryesor është Kasëm Pirjasi si i dashuri i Hysnie Hoxhallarit.

Kasëmi dhe Hysnia dyshohet se ishin prej tre vitesh në lidhje jashtëmartesor, ndërsa ai i ka masakruar me hanxhar e më pas djegur, pasi nuk kishte mundur që ta takonte atë.

Gruaja e të dënuarit, Entela Pirjasi ka thënë se ai ka qenë në shtëpi atë natë sepse vajza ishte e sëmurë.

“Kam një vajzë invalide dhe një tjetër 7 vjeç. Si do ta mbaj unë këtë fëmijë të sëmurë? Burri punonte për 7 mijë lekë në fshat dhe shkojnë e burgosin me burg të përjetshëm. Fshati ka kamera, ai nuk e kryer. Para 6 javësh më iku mami nga papasja, jemi copë copë. Ai ishte i nxirë komplet sikur ishte i vdekur, ka qenë sterr, e kanë rrahur policët. Nuk di gjë nëse kanë qenë të dashur. Kishim miqësi me Hysnien”, tha Entela Pirjasi.

Ndërsa babai i Kasëmit tha se në shtëpinë e Hysnies punonin herë pas here, duke vaditur ullinjtë.

“Kasëmi ka qenë në shtëpi atë natë që ndodhi ngjarja se vajza ka qenë sëmurë. ata nuk kanë pasur marrëdhënie dashurie, por vetë punonte aty, vadiste ullinjtë, një herë në 10 ditë”, tha ai.

Sajmir Vishaj, avokati mbrojtës i Kasëm Pirjasit në një lidhje me skype në emision theksoi se nuk pajtohen me këtë gjykim, pasi është hera e parë që një person gjykohet pa prova e vetëm me dëshminë e tij.

“Klienti ka thënë se nuk është fajtor, duhet të kesh prova të, shtëpia e tij është 70-80 km larg nga ngjarja, kur ai është arrestuar është përdorur shumë dhunë fizike dhe është hera e parë që një person gjykohet vetëm me dëshminë e tij. Provat kanë qenë të cunguara”, tha Vishaj.(tch)

NGJARJE TË TJERA

spot_img