Është vetëvarur në burgun e Krujës, Zamir Topi, i cili katër muaj më parë vrau në mes të Pazarit të Korçës, bashkëfshatarin e tij, shitës bananesh Dashnor Osmani, 50 vjeç.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në burgun e Zaharisë ku trajtohen dhe vuajnë dënimin të gjithë ata persona me probleme të shëndetit mendor.
Kujtojmë që autori dhe viktima i kishin varrosur të afërmit e tyre pranë njërit-tjetrit. Kjo çështje ka qenë shkak i disa konflikteve të vazhdueshme mes dy bashkëfshatarëve dhe sot ka përfunduar me një vrasje makabre me sëpatë në kokë.
Dashnor Osmani 50 vjeç është gjetur i vdekur, shtrirë përtokë në afërsi të Pazarit të Vjetër, pasi është qëlluar me sëpatë në kokë nga 42 vjeçari.
Pasi e qëlloi me sëpatë autori është larguar menjëherë nga vendngjarja por është kapur direkt nga policia, vetëm pak metra larg pazarit të Korçës.