Pamje nga vendi i ngjarjes – Çifti i viktimave, Dritan e Nora Muskurti
Tirana u tronditë 4 ditë në parë, kur vëllai vrau vëllanë dhe kunatën në biznesin e tyre, në rrugën “Islam Alla”.
Arsen Muskurti vrau vëllain Dritanin dhe Nora Muskurtin, prindër të tre fëmijëve të mitur. Ata kishin konflikt për pronësinë e bizneseve.
Më herët është raportuar se vëllezërit kishin konflikte të vazhdueshme dhe përplasje. Ditën e sotme kanë dalë edhe pamje të tjera ku duken dy vëllezërit të cilet përleshen me njëri tjetrin brenda njërit prej bizneseve të tyre, ndërsa dy oersona të tjerë i ndajnë.
Për shkak të përplasjeve që kishin Dritan Muskurti kohë më parë kishte kërkuar mbrojtje në Polici, pasi i frikësohej një sulmi nga i vëllai, Arsen Muskurti.