spot_img

Vriten dy persona nga të shtënat me armë në Bruksel

spot_img

Dy njerëz janë vrarë nga të shtëna me armë zjarri të hënën vonë në qendër të Brukselit, njoftoi Policia e Belgjikës.

Mediat lokale publikuar video ku shihet një burrë duke shtënë disa herë me një armë të gjatë afër një stacioni. Transmetuesit belgë raportuan se viktimat janë suedezë.

Ekipi kombëtar i Belgjikës është duke luajtur sonte kundër Suedisë në një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024 në Heyel stadium, rreth pesë kilometra larg vendit të ngjarjes.

Zëdhënësja e Policisë së Belgjikës, Ilse Vande Keere, tha se oficerët policorë mbërritën në vendin e ngjarjes shumë shpejt dhe e rrethuan lagjen.

Ajo nuk dha hollësi për rrethanat e sulmit me armë zjarri.

Ky sulm ndodhi në një kohë kur vigjilenca është ngritur për shkak të luftës së vazhdueshme mes Izraelit dhe Hamasit, e cila i ka rritur tensionet në disa vende evropiane./REL

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img