Lufta e ashpër midis Armenisë dhe Azerbajxhanit i ka marrë jetën ish-futbollistit Liparit Dashtojan. Djaloshi 22-vjeçar ka rënë në frontin e luftës së Nagorno-Karabakut, ku prej disa javësh po zhvillohen luftime të ashpra mes forcave ushtarake azere dhe armene.
Screenshot_1-2
Lajmi për vdekjen e ish-mesfushorit me tipare sulmuese u dha nga klubi i tij Alashkert:
“Lajm i hidhur nga fronti i luftës!
Ish-futbollisti i ekipit të dytë të Alashkertit iu bashkua listës së heronjve që dhanë jetën për atdheun. Shpirti yt u prehtë në paqe!
Klubi i Alashkertit shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së Dashtojanit”, shkruhet në njoftimin e klubit armen.