Një mësues në Francë është vrarë pasditën e së premtes. Reutersi shkruan se vrasësi ndërmori këtë veprim sepse mësuesi dyshohet se kishte shfaqur karikatura të profetit Muhamed para nxënësve, që konsiderohet blasfemi.
Policia franceze ka vrarë të dyshuarin në përleshje me të, ndërsa thuhet se ai ishte pjesë e grupeve terroriste. Gjithashtu, mediat e huaja shkruajnë se vrasësi në momentin e krimit kishte bërtitur: “Allahu Akbar” (Zoti është më i madhi).
Ngjarja ka ndodhur në zonën Conflans Sainte-Honorine, në periferi të veri-perëndimit të Parisit.
Ministri i Brendshëm francez, Gerard Darmanin, ka thënë se është duke u marrë me rastin në fjalë.
19:09
Policia franceze vret një të dyshuar për terrorizëm
Policia franceze ka vrarë një person të dyshuar për vrasjen e një personi me thikë. Sipas DailyMail, trupi i viktimës është gjetur pasditën e së premtes ndërsa në vendngjarje, është parë i dyshuari për kryerjen e krimit.
Ai, që thuhet se ka pasur veshur një jelek shpërthyes, ka arritur të arratistet ndërsa më pas është vrarë nga forcat policore. I dyshuari ka kërcënuar policinë gjatë tërë kohës duke mos pranuar vetëdorëzim.
Prokuroria franceze është marrë me rastin ndërsa dyshimet e para thonë se i dyshuari ka bazë për pjesëmarrje në terrorizëm. Autoritetet janë në ndjekje të grupeve të ndryshme terroriste që funksionojnë në Francë.