Mbrëmjen e sotme është vrarë në rrethana misterioze një i ri i komunitetit rom në Gjirokastër.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Zinxhira”.
Gjergji Hasan Ajmasi 32 vjeç është dërguar i pajetë në Spitalin Rajonal.
Mjekët kirurgë kanë konstatuar shenja në ballë çka mund të ketë qenë edhe plaga qe i ka shkaktuar vdekjen.
Sipas këqyrjes paraprake të trupit të tij dyshohet se është goditur me sende të forta.