Një person është vrarë sot rreth orës 14:30 në fshatin Novosellë të Pejës.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, Policia e Kosovës në rajonin e Pejës, të cilët thanë se vik.tima është e gjinisë mashkullore.
“14:40 minuta policia është njoftuar për një vrasje në fshatin Novosellë. Me të arritur policia ka hasur në një trup të shtrirë dhe është kërkuar emergjenca e spitalit, mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Po ashtu Policia bëri të ditur se i dyshuari për vrasjen e viktimës është në arrati.
“I dyshuari gjendet në arrati, policia është në kërkim të tij”.