Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka konsideruar poshtëruese për Serbinë dhurimin e vaksinave për Forcën e Sigurisë së Kosovës nga ana e Malit të Zi.
“A nuk mundët që këto vaksina t’ia jepnit popullit shqiptar të Kosovës? Pse duhej t’ia jepnit Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila është formuar në kundërshtim me rezolutën e Kombeve të Bashkuara?”, është shprehur Vuçiq, raporton Kosovo-online.
“Ju këtë e keni bërë për ta poshtëruar Serbinë”, ka shtuar ai.