spot_img

Xavi i qëndroi besnik, tani Laporta i premton një dhuratë, yllin e Serie A

spot_img

“Kam kënaqësinë të njoftoj se Xavi do të vijojë të qëndrojë te Barcelona, ky për mua është një lajm i shkëlqyer. Kemi një trajner që mendon vetëm për të mirën e Barcelonës, kjo është e qartë për të gjithë. Djemtë tanë të rinj kanë nevojë për një pikë referimi, askush më mirë se sa Xavi nuk mund ta mbulojë këtë pozicion. Jemi të bindur se më të do të jetë një projekt fitues”.

Me këto fjalë Laporta njoftoi konfirmimin e Xavi-t në krye të Barcelonës deri më 30 qershor 2025. Ky ishte vetëm hapi i parë, pasi tani Laporta dhe pjesa tjetër e stafit drejtues do të nisin punën për të projektuar ekipin për sezonin e ri. Pasi vendosën se kush janë të paprekshëm, lojtarët e rinj si Yamal, Pedri etj, drejtuesit do të përpiqen t’i bëjnë Xavi-t ndonjë dhuratë të rëndësishme. Sipas mediave italiane, Xavi i ka vendosur një emër në tavolinë Deco-s, drejtorit sportiv të klubit, Khvicha Kvaratskhelia.

Tekniku spanjoll është një fans i madh i gjeorgjianit, ky nuk është një sekret, madje sipas La Gazzetta dello Sport, Deco ka nisur prej kohësh të punojë për këtë objektiv duke ia bërë të qartë agjentit të Kvaratskhelia-s interesimin e Barcelonës. Gjithnjë sipas La Gazzetta-s: agjenti i Kvaras ndodhen në Itali ku është planifikuar një takim me presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis për të diskutuar të ardhmen e gjeorgjianit.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img