spot_img

Xhavit Haliti nuk do të votoj Vjosa Osmanin për presidente: Le të bëjnë zgjidhje vet

spot_img

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, është përfolur si personi që mund ta mundësojë zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Përkundër që ditë më parë ai kishte lënë që të nënkuptohet se ai mund të qëndrojë në sallë kur të votohet presidenti, Haliti ka konfirmuar se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Deeputeti i PDK’së i ka thënë Gazeta Blic, ka thënë se do e respektojë vendimin e grupit parlamentar të partisë së tij. Ai tha se do e respektojë vendimin që do ta merr partia e tij.

“Nuk e di qysh e kam disponimin. Po për sonte unë nuk e di që paska seancë për këtë gjë. Ata kanë thirrë seancë për ligjin për zgjedhje. Unë jam në PDK dhe do ta respektoj vendimin që e merr grupi parlamentar dhe partia”, ka thënë Haliti.
I pyetur se në rast se janë vetëm 79 deputetë të pranishëm në Kuvend, e nëse ai do të mund ta mundësonte zgjedhjen e presidentit të ri, Haliti ka thënë se për këtë gjë nuk është kontaktuar nga askush. Thotë se kjo gjë është përgjegjësi e atyre që po tentojnë ta zgjedhin presidentin.

“Le te gjejnë more ata vetë. Mua nuk më ka thirrë askush për një cështje të tillë. Le të bëjnë ata zgjidhjen”, ka thënë shkurt Haliti.

Në anën tjetër, ishte paralajmëruar të thirret seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit, për ta hedhur në votim zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.

PDK dhe AAK, kanë dalur me qëndrim se nuk do e mundësojnë një gjë të tillë.

Teksa, Lidhja Demokratike e Kosovës, me vendim të kryesisë kanë vendosur që të qëndrojnë në sallë kur të hedhet në votim Vjosa Osmani – presidente.
Mirëpo, një gjë e tillë nuk pritet të respektohet nga 15 deputetët e LDK-së.

Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj, pritet që ta bojkotojnë seancën, me qëllim pamundësimin e zgjedhjes së Osmanit presidente.

NGJARJE TË TJERA

spot_img