Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj i ka vënë flakën rrjetit me disa foto hot që ka publikuar nga prapaskenat e këngës më të re që ka lançuar në bashkëpunim me Ledri Vulën.
Këngëtarja ka shpalosur asetet teksa ka nxjerrë në pah vithet dhe gjoksin e saj me një veshje mjaft ekstravagante.
Në mesin e tyre Xhensila ka postuar edhe disa foto në pamje të parë intime me reperin Ledri.
Disa ditë më parë u përfol për një romancë të mundshme mes Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt.
Ky thashethem mori dhënë pasi sipas mediave Express, dyshja kanë nisur një romancë dhe dyshimet janë ngritur për shkak se janë parë së fundmi shumë shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Ledri Vula është parë në ambientet e disa prej lokaleve të Prishtinës me këngëtaren. Gjithashtu dyshja raportohet se janë takuar edhe në Prizren.
Mirëpo zërave për një lidhje mes tyre u ka ardhur fundi, pasi vetë këngëtarja, Xhensila, ka bërë të ditur se ata kanë qenë duke u marrë me një bashkëpunim të cilin publikuan.
Teksa ka ndarë coverin e këngës së tyre më të re, Myrtezaj, e cila vetëm pak muaj më parë u nda nga baba i dy fëmijëve, aktori Bes Kallaku, ka hedhur poshtë aludime teksa shkruan: Disa flasin, në këndojmë,” duke bërë tag edhe reperin nga Kosova.
Dhe teksa ishte e ftuar në një intervistë ajo u shpreh se arsye për këtë ndarje u bë mos komunikimi me aktorin e njohur.
“Ka vite që po mundoheshim të sistemonin lidhjen tonë. Kriza ka çdo çift në marrëdhënie. Unë mendoj se në çdo marrëdhënie kur fjalët dhe veprat nuk përputhen, kur mbizotërojnë debatet dhe bëhet toksike për mua, fëmijët dhe për të, vendimi do duhej të merrej dhe e mora”, u shpreh ajo.
“Në çift duhet bashkëpunim. Kërkohet punë nga të dy partnerët. Kam kuptuar se nuk duhet të luftojë vetëm njëra palë. Çdo ditë që kalonte kuptoja që po thyhej më shumë. Ndaj ishte një vendim i marrë nga unë”, u shpreh Xhensila në “Mirëmbrema Yje”.
Për sa i përket Ledri Vules, reperi prej dy vitesh ka shkëputur marrëdhëniet me mamanë e vajzës së tij, Sara Hoxhën.
Mirëpo verën që shkoi reperi u përfol për një romancë me Rina Zaitin, biznesmenja e cila është motra e këngëtarit Ron Zaitit.
Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, “Panorama Plus”, zbuloi se Ledri Vula kishte gjetur dashurinë gati një vit pas ndarjes nga blogerja.
Çifti u fotografuan së bashku për herë të parë gjatë pushimeve në jug të vendit, teksa po shijonin momente relaksi pranë detit, duke u ulur pranë shkëmbinjve të plazhit.
Më pas në fotot ekskluzive të siguruara nga Panorama Plus, reperi është kapur mat me vajzën milionere në aeroportin e Vjenës. Dyshja u panë nën shoqërinë e njëri-tjetrit teksa qëndronin të ulur në stolat në terminalin e aeroportit.
Por duket se tashmë edhe romanca e tyre ka marrë fund dhe ka dyshime se reperi është hedhur në krahët e Xhensila Myrtezajt.
Konfirmimi i ndarjes
Ledri Vula në një intervistë në “Mirëmëngjes Yje” ka konfirmuar ndarjen nga Sara Hoxha duke ia hedhur asaj fajin për fundin e marrëdhënies. Ai u shpreh se nëse Sara do të kishte qenë më private për jetën e tyre personale, mund të ishin bashkë sot.
“Kur vjen Poi në Prishtinë, s’ka vend për asnjë tjetër, as për vajzë, ndonjë shoqe të Poit po. Nuk e vras mendjen për komentet, kam qejf të lexoj të mirat.
Ndoshta po të kishte qenë Sara më private, sot mund të kishim qenë edhe bashkë nuk i dihet… Nuk i duhet kurrë domethënë,
Në fillimin ishte shumë e vështirë për Poin. Kur ia kemi shpjeguar Poit ndarjen, ka qenë pranuese. Ka thënë: ‘Java ime me mamin, java ime me babin’. Për ndarjen më vjen keq vetëm Poin, për gjë tjetër jo. Tani po rritet me më shumë dashuri”, u shpreh ai.
“Nuk e di, unë vdes për Poin. Do të kisha qejf që Poi të kishte dy motra, edhe djalë. Por për momentin jam mirë me Poin, por nuk i dihet jetës. Gjithmonë ka vend për dashuri, jam i dashur dhe djalë familjar”, u shpreh Ledri Vula,duke lënë të hapur mundësinë e krijimit të një familje të re.
Blogerja Sara Hoxha, pas deklaratave që ish-partneri i saj Ledri Vula bëri, vendosi të fshijë çdo foto që mbante në profilin e saj me reperin. Tashmë gjithçka që i lidh është vajza e tyre, Poi.