Njëri ndër lojatarët më memritor për suksesin e Ballkanit viteve të fundit, pamëdyshje spikat emri i Armend Thaçit. Ai vjen nga komuna e Obiliqit, për çka Kryetari Xhafer Gashi i ka siguruar një pritje prej kampioni. Më posht gjeni postimin e tij:
Me Drejtoreshën e DKRS-së, Arba Mirena, kemi pritur në një takim Yllin e futbollit, lojëtarin e FC Ballkanit, Armend Thaqin, i cili së fundmi na bëri krenar të gjithëve ku me golin e shënuar në ndeshjen kundër Sivassporit, u rendit gola më e mirë në rang-listën e UEFA Conference League.
Për të uruar për sukseset e arritura, Armendit, dhuruam dhuratë simbolike këpucën e artë, duke i dëshiruar shumë suksese të mëtutjeshme në karrierën e tij profesionale!
Armendi, është nderi dhe krenaria e qytetit të Obiliqit dhe gjithë Kosovës, prandaj me kënaqësi do mbajë fanellën e tij me të cilën ka shkëlqyer në ndeshjet e fundit të UEFA-së.