Omer Imeri ka bërë kalimin e madh në karrierën e tij duke nënshkruar një kontratë të re në Turqi. Lojtari që ka qenë së fundmi me Shkëndijën e drejtuar nga Ernest Gjoka, por njëkohësisht që është edhe pjesë e Shpresave të Shqipërisë, është zyrtarizuar në klubin e Antaliasporit.
Këta të fundit ndodhen në elitën e futbollit të Turqisë dhe pjesë e saj janë futbollistë të njohur si Nuri Sahin apo edhe Lukas Podolski. Drejtuesit e klubit turk kanë besim të madh në aftësitë e sulmuesit shqiptar aqsa kanë firmosur për 5 vite në kontratë. Tashmë Imeri ka bërë një hap të madh përpara në karrierë dhe ka mundësitë më të mira për të dëshmuar vlerat e tij.