spot_img

Zbulohet arsyeja pse AKR po dëshiron të bëhet bashkë me LDK-në

spot_img

Nga AKR kanë deklaruar se, “po i afrohet koalicionit parazgjedhor me LDK-në e cila së shpejti do të zyrtarizohet. Është vullnet brenda partisë por edhe i elektoratit tonë. Na priftë e mbara”.

Por analisiti politik, Skënder Mulliqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se, partia e Behgjet Pacollit shumë herë ka dal të jetë xhoker i partive të cilat atëherë kishin marrë pushtetin.

“AKR-ja e Behgjet Pacollit shumë herë doli të jetë xhoker i partive që e morën pushtetin gjatë këtyre viteve. Kryetari i saj, Pacolli më shumë erdh në shprehje në saje të fatit se sa që kishte elektorat, ku mezi e kalonte pragun zgjedhor. Dhe, këtë gjë biznismeni Pacolli e ka shfrytëzuar mirë për të marrë disa resore të rëndësishme qeveritare me krejt pak deputet. Dhe, disa herë ka arritë që t’i realizon më shumë objektivat biznesore se sa që ka pasur ndonjë hajër shteti nga ky subjekt politik. Pacolli arriti të jetë zevendëskryeministër, ministër u Punëve të Jashtme, madje një kohë ishte konkurrent edhe për president të Kosovës. AKR-ja i pati këto mundësi edhe për faktin se rezultati i zgjedhjeve ishte i ngushtë i partive kryesore politike për pushtet. Tash duket se është krijuar një situatë tjetër e re në Kosovë, se partitë shtetformuese nuk punuan mirë për vendin, dhe elektorati i tyre është duke u zvogëluar. Në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar ndodhi ndryshimi pas shumë kohësh, ku fitoi LVV para LDK-së mëë rezultat të ngushtë”, shprehet Mulliqi.

Sipas tij, gjërat do të ndryshojnë nga data 14 shkurt për shkak se, disponimi i qytetarëve është i madh pas një pritje të gjatë karshi LVV dhe Listës të Vjosa Osmanit e cila u nda nga LDK.

“Në këto zgjedhje të 14 shkurtit, duket se disponimi i qytetarëve është i madh pas një pritje të gjatë karshi LVV dhe Listës të Vjosa Osmanit e cila u nda nga LDK. Edhe fakti së LVV mundi LDK në Pudujevë bindshëm si bastion 20 vjeçar që ishte, ka shtuar gjasat këtij subjekti politik për ngadhnjim me rezultat edhe më bindës”, thotë më tej Mulliqi.

Kurse, sa i përket koalicionit me LDK, Mulliqi shprehet se, si AKR edhe Nisma janë parti të vogla që si të vetme nuk do të mund të kalojnë pragun zgjedhor, dhe detyrimisht duhet të bëjnë koalicione parazgjedhore.

Për këtë arsye AKR ka vendosur të futet në gjirin e LDK-së.

“Kështu që edhe partitë e vogla si AKR dhe NISMA, detyrimisht duhet të bëjnë koalicione parazgjedhore, se zor që si të vetme do të kalojnë pragun zgjedhor. Prandaj, AKR edhe ka vendosur që të futet në gjirin e LDK-së. Rrethanat e reja të krijuara politike flasin së partitë e vogla por edhe LDK, PDK e AAK do ta kenë shumë vështirë me qitë në krye me LVV e cila është në trend, dhe për shkakun madhor se njerëzit e sidomos gjenerata e re e cila përbën shumicën, do të përcaktohet për ndryshime pozitive, e ndryshimi është vota pro LVV dhe Listës, se vendi ka ardhë në deregje jo të mirë të krizave permanente politike, institucionale dhe atyre ekonomike – sociale”, përfundon Mulliqi për “Bota sot”.

NGJARJE TË TJERA

spot_img