“Për’puthen”, është gati për të filluar.
Gjatë ditëve të fundit autorja e emisionit, Olsa Muhameti, ka zhvilluar takime me djem dhe vajza të reja që kanë shprehur dëshirën për t’u bërë pjesë e programit dhe tashmë janë përzgjedhur më të mirët mes tyre.
Ditën e sotme është zbuluar dhe data e nisjes së sezonit të ri të “Për’puthen” nëpërmjet promo-s, ku shihet Bora Zemani, e ulur para një tavoline të mbushur me dosje.
Moderatorja ka konfirmuar se nisja e formatit të dashurisë do të jetë më shpejt nga ç’e prisnim, në datën 6 shtator.