Një dëmtim i rëndë e mbajti Armando Brojën jashtë fushës për rreth 1 vit. E teksa rikthimin në futball e ka bërë tanimë dhe javës tjetër rikthehet edhe me Kombëtaren Shqiptare, kemi të reja edhe nga jeta personale.
Thënë kjo, sulmuesi ka nisur një lidhje të re dashurie. “Prive” raporton se e dashura e yllit të futbollit është influencerja Xhejd Uills dhe jeton në Mbretërinë e Bashkuar, ku edhe është njohur me Brojën.
Kjo lidhje e tij vjen vetëm pak muaj pas ndarjes së tij me të dashurën shqiptare me të cilën qëndroi i lidhur për një vit e gjysmë.
Gjatë verës u bë me dije se ajo lidhje kishte marrë fund e si duket Armandos nuk i është dashur shumë kohë për të hapur dyert e zemrës sërish.
Këtë lidhje duket se e ka konfirmuar vetë modelja me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku tregon se ka shijuar një mbrëmje të këndshme me futbollistin dhe motrën e tij dhe duke shkruar: “E diel familjare”.