Pas historisë me aktoren braziliane Bruna Marquezine mes thashethemeve dhe flirteve, Neymar është ende në kërkim të dashurisë së vërtetë.
Dhe së fundmi po përflitet se futbollisti është në një lidhje me një blogere italiane, e cila në llogarinë e saj personale në Instagram ka 1.7 milion ndjekës.
Është revista e njohur ‘Chi’ e cila ka shkruar në hapësirën kushtuar thashethemeve të reja:
”Neymar ka humbur mendjen e tij pas blogeres Chiara Nasti dhe nuk e fsheh. Nuk ka foto të Nastit që nuk ka pëlqimin dhe zemrën nga Neymar. Ai po bën gjithçka për tu lidhur me vajzën dhe për ta takuar, por ajo nuk po dorëzohet për momentin’.
Chiara është 23 vjeç dhe i mban të azhornuar çdo ditë ndjekësit e saj me veprimtarinë e saj të përditshme, duke publikuar dhe foto provokative.