Kenan dhe Sinem së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.
Aktori turk Kenan Imirzalioglu i cili fitoi famën me rolin e ‘Ezelit’, do të bëhet së shpejti baba për herë të parë, shkruan Sabah.
Aktorja e njohur Sinem Kobal është në fazën e fundit të shtatzënisë dhe çifti po presin të bëhen të një vajze.
Siç duket ata tashmë kanë zgjedhur edhe emrin për të vajzën ‘Lalin’, të cilin e kanë zbuluar mediat turke.
Ndërsa Kenan është shprehur i tejet i lumtur duke falënderuar Zotin për gjithçka.
“Jam shumë i lumtur. Faleminderit Zotit gjithçka ka shkuar mirë, pa probleme. Zoti na ruajt nga syri i keq”, është shprehur ai./Lajmi.net/