Gazeta Sinjali raportoi sot ekskluzivisht për një aksion të Policisë së Kosovës, në koordinim me institucionet tjera, që është zhvilluar për t’i dhënë goditje bixhozit të paligjshëm, në rajonin e Prishtinës. Gjatë operacionit policor, janë arrestuar një zyrtar policor dhe së paku dy qytetarë, të cilët kanë qenë objekt i hetimit.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije ekskluzivisht se zyrtari policor që u arrestua nën dyshimin për organizim të lojërave të fatit, është Safet Nura, i cili shërben në Stacionin Policor “Jugu”, në Prishtinë.
Polici i arrestuar dhe dy qytetarët që përfunduan në pranga janë hetuar si të dyshuar për veprën penale ‘organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.