spot_img

Zbulohet skuadra e parë që kontakton babanë e Mesit, ja sa milionë duhen për “pleshtin”

spot_img

Lajmet për largimin e Mesit nga Barcelo na kanë bërë që tri skuadrat favorite për ta transferuar atë të nisin llogaritë e numrave dhe të ëndërrojnë lëvizjen e shekullit në futboll. Mosha 33-vjeçare nuk është aspak problem për Interin, Mançester Sitin dhe PSG-në që duan patjetër të kenë në ekip “jashtëtokësorin”. Shumë skuadra të tjera ëndërrojnë, por në fakt vetëm 3 të mësipërmet janë në garë reale dhe mundet të fitojnë shërbimet e Leos.

Që transferimi të bëhet real, duket që Bartomeu të bëjë të njëjtën gjë që Florentino Perez bëri me Ronaldon në vitin 2018. Klauzola 700 milionë euro që ka Leo Mesi nuk mund të paguhet nga asnjë ekip tjetër dhe Leo do të qëndrojë në Katalonjë nëse drejtuesit nuk kanë vullnet për ta lënë të largohet. Por në këtë mënyrë rrezikojnë ta humbasin me 0 vitin e ardhshëm, sepse atij i skadon kontrata. Kjo do të thotë se ai mund të largohet për shifrat 100 milionë ose 150 milionë euro.

INTERI- Skuadra zikaltër është e para që ka kontaktuar me babanë e Leo Mesit dhe prej kohësh është duke ëndërruar transferimin e argjentinasit. “Gazzetta Dello Sport” shkruan se Interi ka gati 260 milionë euro për të bërë goditjen e bujshme në merkato, por këto para janë vetëm për rrogën e Mesit. Duhen të tjera për transferimin e tij. Pasi kapiteni i Barcelonës i tregoi qëllimin për t’u larguar trajnerit Kuman, në Itali sërish vazhdojnë të ëndërrojnë. Interi shpreson që Mesi të sigurojë largimin me 0 euro, në mënyrë që të bëhet lojtari më i paguar i futbollit italian, përpara Kristiano Ronaldos.

Zikaltrit i ofrojnë Mesit kontratë 4-vjeçare, edhe pse ky operacion nuk është aspak i lehtë për t’u bërë realitet. Mirëpo në Milano po e ëndërrojnë prej kohësh diçka të tillë dhe për të bindur Barcelonën kanë një armë të fortë: Lautaro Martinezin. Për Mesin do të ishte një sfidë e bukur të shkonte tek Interi dhe të përballej me Juventusin e Ronaldos. Pasi bënë histori në “El Clasico”-t spanjolle për 8 vite, atëherë do të luanin “derbin e Italisë”. Për më tepër stili i jetës në Milano është ai që e tërheq shumë Leon. Pak ditë më parë babai i Mesit bleu shtëpi në Milano, në një nga zonat më të bukura, pranë zyrave të Interit.

MANÇESTER SITI- Siti është sinonimi i Guardiolës. Mesi nuk e ka shijuar kurrë futbollin në vitet e fundit ashtu si me Pepin. Për këtë arsye “Qytetarët” janë një nga skuadrat që mund t’ia lejojnë vetes në aspektin ekonomik një transferim të tillë. Në Angli thonë se mungon vetëm OK-i i Mesit për të nisur një operacion, i cili do të ishte “bomba” e Anglisë. Siti është i fiksuar pas Champions-it dhe do të bëntAe gjithçka për të transferuar Mesin dhe për këtë arsye po blindon Guardiolën. Për më tepër, në këtë ekip luan Aguero, një nga miqtë më të mirë të Mesit.

PSG- PSG-ja është një nga skuadrat që do të tentonte Leo Mesin, në rast se ai do të dalë në merkato. Francezët kanë Nejmarin, një tjetër mik të argjentinasit, me të cilin do të ishte i lumtur të luante sërish. Kohët e fundit ka kërkuar që Barcelona ta rikthejë, por këta të fundit nuk kanë pasur mundësitë ekonomike. Ekipi francez nga ana e tij ëndërron të formojë një nga treshet më të frikshme të historisë me Nejmarin, Mbapenë dhe Mesin. Mirëpo, një lëvizje e tillë do të ishte e frikshme edhe në aspektin ekonomik.

NGJARJE TË TJERA

spot_img