Ish deputeti Milaim Zeka ka reaguar pas lajmeve ku raportohej se në fshatin Karaçevë të Kamenicës ka hyrë xhandarmëria serbe.
Postimi i plotë:
Ku jane more keta qe po shkumojne patriotizem?
Xhandarmeria serbe ka hy deri ne Karaçeve, ka kalu afer nje restoranti, edhe bajagi qenkan shqetesu banoret e kesaj ane.
Po pse mu shqetesu, kur pararoje te mbrojtjes te Atdheut e kemi LVV, me Albinin ne ball?! Pse mu shqetesu kur keta e tremben edhe Shtepine e Bardhe, e le ma pese polic serbe?! Pse mu shqetesu kur keta edhe pordhen e shenderrojne ne bombe atomike, kur eshte ne pyetje mbrojteja ndaj Serbise?!
Pastaj e kemi pjesen tjeter te partive qe shkumojne patriotizem, bash sikur viçat kur mertypin shtalba te njome. Edhe keta turren, po ama brenda kolibes.
E kemi grupin e trete, qe ashte komplet jashte ketyre skemave. Atyre vetem me ua permend Serbine, kaps bahen. Fryhen nga barku e nje jave nuk shohin qenef me sy.
Ndegjoni ju populli i shkrete: Thoni rrnofte Amerika, rrnofte Bonstili, dhe rrnofshin gjithe ushtaret e KFOR-it, se per shtet qe kemi, e sa per politike qe po bejme, bash jo ne Karaçeve, po deri te Hotel Grandi ne Prishtine vijne. E pastaj qysh i zmbrapsin do deputet e politikan trima, na mbetete me i pa…!!!