Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar për mundësinë e përsëritjes së një katastrofe bërthamore të ngjashme me Çernobilin, pasi Ukraina shënoi përvjetorin e fatkeqësisë së vitit 1986.
“Centrali më i madh bërthamor në Evropë pranë Zaporizhzhya ka qenë në duart e terroristëve rus për 785 ditë”, tha kreu i shtetit ukrainas.
Ai i ka kërkuar komunitetit ndërkombëtar të ushtrojë presion mbi Rusinë për ta rikthyer termocentralin nën kontrollin e ukrainasve, në mënyrë që bota të shpëtojë nga një katastrofë e re bërthamore.
Në të njëjtën kohë, Zelensky kujtoi njerëzit që ishin të përfshirë në katastrofën e Çernobilit 38 vjet më parë, shkruan yahoonews.
“Dhjetëra mijëra njerëz duke e rrezikuar shëndetin e tyre ndaluan përhapjen e gazit dhe ndihmuan në eliminimin e pasojave të tmerrshme të tij në vitet që pasuan”.
Ndryshe, siç transmeton Telegrafi, aksidenti konsiderohet si fatkeqësia më e madhe bërthamore pasi reaktori i katërt i termocentralit të atëhershëm sovjetik shpërtheu.
Për shkak të radioaktivitetit, zona të mëdha si Ukraina dhe Bjellorusia u mbyllën dhe dhjetëra mijëra njerëz u zhvendosën.
Si pasojë e kontaminimit radioaktiv vdiqën mijëra njerëz.