Shefi i shkarkuar i ushtrisë ukrainase, Valery Zaluzhnyi është zgjedhur nga presidenti Volodymyr Zelensky si ambasadori i ardhshëm i Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar.
Ukraina tani ka dërguar një kërkesë në Mbretërinë e Bashkuar që kjo të miratohet, shkruan Sky News, transmeton Paparaci.
Zaluzhnyi u shkarkua nga detyra e tij si shef i ushtrisë së Ukrainës muajin e kaluar, pas raportimeve për tensione mes tij dhe Zelenskyt.
Ukraina nuk ka pasur ambasador në Mbretërinë e Bashkuar që kur Zelensky shkarkoi ish të dërguarin Vadym Prystaiko në korrik të vitit 2023 për kritikimin publik të presidentit.