Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka publikuar sot listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen me Norvegjinë që zhvillohet me 5 qershor në Oslo.
Në listë bien në sy disa risi. Dy emra të rinj janë portieri i Tiranës, Mustafë Abdullahu dhe mesfushori i Lokomotiva Zabgreb Art Smakaj, shkruan.
Derisa në listë nuk figurojnë emrat si Arbër Zeneli, Milot Rashica e Mirlind Kryeziu këta dy të fundit duket se janë të lënduar derisa mungesa e ftesës për Zenelin nuk dihet.
Gjithsesi, të gjitha këto do t’i shpjegojë sot trajneri Foda që do të mbajë konferencë për shtyp.