Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka hedhur shortin për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Sipas shortit të hedhur, partitë kryesore politike kanë marrë numrat përkatës në fletëvotim.
Lëvizja Vetëvendosje do të jetë e renditur me numrin 118, Partia Demokratike e Kosovës do të ketë numrin 131, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës do të ketë numrin 124.
Koalicioni AAK-Nisma Socialdemokrate është renditur me numrin 137 në fletëvotim.
Ky short përcakton renditjen e këtyre subjekteve për zgjedhjet e ardhshme, duke i dhënë mundësinë votuesve të identifikojnë më lehtë partitë e tyre të preferuara.
Tërheqja e shortit ka ndodhur pas certifikimit të listës së votuesve nga KQZ, që ka përfshirë gjithsej 2 milionë e 75 mijë e 868 votues, me 1 milion e 970 mijë e 944 votues brenda Kosovës dhe 104 mijë e 924 votues jashtë vendit.