spot_img

Zgjedhjet lokale në Turqi, BBC: Opozita e shokoi Erdoganin me fitoren historike

spot_img

Partia kryesore opozitare e Turqisë ka korrur fitore të mëdha në qytetet kryesore të Stambollit dhe Ankarasë. BBC shkruan se rezultatet e zgjedhjeve janë një goditje e madhe për Rexhep Tajip Erdogan, i cili kishte shpresuar të rimarrë kontrollin e qyteteve më pak se një vit pasi ai kërkoi një mandat të tretë për postin e presidentit tëTurqisë.

Ai drejtoi fushatën për të fituar në Stamboll, ku u rrit dhe u bë kryetar bashkie.

Por opozitari Ekrem Imamoglu, i cili fitoi për herë të parë qytetin në vitin 2019, shënoi një fitore të dytë.

Erdogan kishte premtuar një epokë të re në qytetin e madh të Turqisë me pothuajse 16 milionë banorë, por kryetari aktual i Stambollit siguroi më shumë se 50% të votave, duke mundur kandidatin e presidentit të AK me më shumë se 11 pikë dhe pothuajse një milion vota.

Kjo ishte gjithashtu hera e parë që prej se Erdogan erdhi në pushtet 21 vjet më parë, që partia e tij u mund në të gjithë vendin.

Në kryeqytetin Ankara, kryetari i opozitës Mansur Yavas ishte aq shumë përpara rivalit të tij me 60% sa që shpalli fitoren kur kishte më pak se gjysma e votave. Mbështetësit bllokuan të gjitha rrugët kryesore në qytet, duke valëvitur flamujt dhe duke u rënë borive të makinave.

Erdogan, 70 vjeç, e pranoi që zgjedhjet nuk kanë shkuar ashtu siç kishte shpresuar, por ju tha mbështetësve në Ankara se kjo shënon “jo një fund por pikëkthese”.

BBC shkruan se Erdogan gjithmonë është mbështetur në “vullnetin e njerëzve” për autoritetin e tij dhe iu tha mbështetësve që do të respektojë elektoratin edhe tash.

Përgjatë fushatës zgjedhore, Erdogan tha se kjo do të ishte hera e fundit si president, pasi mandati i skadon në vitin 2028. Por, kritikët besonin se fitorja do ta kishte inkurajuar atë që ta rishikonte kushtetutës në mënyrë që të qëndrojë përsëri. Pas kësaj humbje dramatike, kjo nuk duket se ka për të ndodhur, shkruan BBC.

Duke folur nga ballkoni i selisë së partisë së tij në Ankara, Erdogan sot premtoi se do t’i përdor katër vitet përpara zgjedhjeve të ardhshme presidenciale për të “rinovuar veten dhe për të kompensuar gabimet tona”.

Mbështetësit e tij brohoritën: “Qëndroni, ky komb është me ju”.

Rreth 61 milionë turq kishin të drejtë të merrnin pjesë në zgjedhjet e së dielës dhe më shumë se një milion votues të rinj po votonin për herë të parë. Pjesëmarrja u vlerësua në më shumë se 77% në 81 provincat e vendit.

NGJARJE TË TJERA

spot_img