spot_img

Zgjedhjet në SHBA: Këto janë katër shtetet ku Trump synon fitore bindëse

spot_img

Presidenti i SHBA-së Donald Trump shprehu bindjen e tij se ai ka një shans shumë të fortë për të fituar zgjedhjet presidenciale.

Kandidati republikan, i cili sipas sondazheve të opinionit qëndron pas rivalit të tij demokrat Joe Biden, vlerësoi se “masat e pabesueshme” të pranishme në tubimet e tij parazgjedhore do të pasqyrohen në votat e shumta për rizgjedhjen e tij.

“Ne do të fitojmë bindshëm në Teksas, Florida dhe Arizona. Unë mendoj se rezultatet do të jenë shumë të mira për ne në Karolinën e Veriut”, tha Trump për Fox News, duke iu referuar disa shteteve federale ku rezultatet mund të ishin të afërta, raporton AFP.

Trump tha se beson se do të fitojë në Pensilvani, një shtet tjetër kyç. Ai tha se do të fitonte më shumë se 306 vota elektorale siç fitoi në 2016. Për të fituar Shtëpinë e Bardhë, kandidati presidencial duhet të marrë të paktën 270 nga 538 votues, të cilët jepen në nivelin shtetëror.

Trump tha për Fox se ai do të kalonte ditën e sotme të zgjedhjeve duke telefonuar njerëzit që ishin besnikë ndaj tij dhe se ai do të shkonte në selinë e tij zgjedhore në shtetin e Virxhinias për të falënderuar stafin, raporton AP.

Ai hodhi poshtë shqetësimin e disave se ai mund të shpallte fitoren përpara njoftimit zyrtar të rezultateve nga vendi. I pyetur se kur do të shpallet fitues, ai tha “vetëm kur ka fitore”, raporton agjencia AP.

Trump parashikon që nëse ka trazira, ‘atëherë do të jetë në qytete ku demokratët janë në pushtet’, të tilla si Çikago, Nju Jork, Portland, Okland, dhe Baltimor, dhe ai fajëson “udhëheqjen e dobët” për këtë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img