spot_img

Zhalgiris aterron në Prishtinë, Ballkani e pret nesër në “Fadil Vokrri”

spot_img

Skuadra e Zhalgirisit ka mbërritur të hënën në mëngjes në Prishtinë për t’u përballur të martën me kampionin e Kosovës. Ballkani dhe Zhalgirisi të martën nga ora 20:00 do të përballen në rundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Në Prishtinë do të luhet ndeshja e parë, ndërsa ajo e kthimit pas një jave në Lituani.

Kapiteni i ekipit, Saulius Mikoliunas ka thënë se Zhalgirisi synon të kthehet në Vilnius me fitore nga Prishtina.

“Skuadra është në humor të mirë dhe mezi pret ta luajë këtë ndeshje. Jemi përgatitur që një kohë të gjatë. Ne kishim një orar të ngjeshur në ligë. Bëmë një ndeshje shumë të mirë pak ditë më parë dhe arritëm ta fitojmë. Ne e presim me padurim këtë ndeshje dhe jemi në humor të mirë”, ka thënë Mikoliunas të hënën për faqen e klubit nga Lituania.

Zhalgirisi në Kosovë ka ardhur si lider i kampionatit elitar të Lituanisë. Drejt Kosovës ka udhëtuar me çarter. Udhëtimi për në Prishtinë i ka zgjatur 3 orë.

“Klubi bëri shumë përpjekje për ekipin që të faturonim më komod, sepse në situatën e sotme është vështirë të gjesh fluturime direkte. Është mirë që fluturuam direkt, jo me ndalesa”, është shprehur kapiteni i kampionit të Lituanisë.

Klubi i themeluar në vitin 1947, ka fituar nëntë herë titullin e kampionit të Lituanisë. Titullin e parë e fitoi në vitin 1991, ndërsa të fundit vitin e kaluar. Ndërkohë, është edhe 13 herë fitues i Kupës, nga viti 1991 e deri në vitin 2021. Suksesin më të madh në Evropë, Zhalgirisi e ka deri në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës.

Në gara evropiane, skuadra lituane ka 85 paraqitje në total. Ka statistika prej 26 fitoreve, 16 barazimeve e 43 humbjeve.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img