Klubi i njohur kroat, Gorica ka njoftuar se futbollisti i tyre, Abdullah Talal Hameed është zhdukur.
Sipas njoftimit të klubit, Hameed është larguar të hënën, më 21 gusht, nga kryeqyteti hungarez për në Goricë dhe nga ajo kohë ai ka humbur çdo gjurmë.
Klubi ka raportuar zhdukjen e futbollistit në policinë hungareze dhe gjthashtu është kërkuar për çdokë që ka informacion për lojtarin të raportojë në stacionin më të afër të policisë ose klubit.
“Lojtari ynë Abdullah Talal Hameed u largua të hënën më 21. Gusht, nga Budapesti në Goricë të Madhe dhe që atëherë i ka humbur çdo gjurmë”.
“Zhdukja është raportuar në policinë hungareze, dhe familja dhe HNK Gorica i kërkojnë kujtdo që ka ndonjë informacion për Hameed të raportojë në stacionin më të afërt të policisë ose në Klub. Lojtari drejton një Porsche Taycan të bardhë me targa suedeze” – thuhet në njoftimin e klubit kroat.