spot_img

Zhvillohen katër ndeshje të tjera në Kupën e Kosovës, do të kompletohen skuadrat çerekfinaliste

spot_img

Futbolli në vendin tonë është rikthyer pas një pushimi prej gjashtë javësh me ndeshjet e Kupës së Kosovës.

Ditën e shtunë janë zhvilluar katër ndeshje, ku Prishtina, Vjosa, Malisheva dhe Suhareka janë skuadrat e para që kanë siguruar çerekfinalen e Kupës së Kosovës.

Ndërkohë ditën e sotme në program janë edhe katër sfida të tjera për tu zhvilluar.

Drita para adhuruesve të vet pret skuadrën pejane Rilindja, derisa punë me një skuadër nga Liga e Parë ka edhe kampioni i Kosovës, Ballkani ku përballet me Vëllaznimin e Gjakovës.

Sfidë shumë interesante pritet të zhvillohet në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë, ku Trepça ’89 pret Llapin.

Ndërkohë dueli i fundit, por jo nga rëndësia zhvillohet në Klinë me Dukagjinin që përballet me liderin e Grupit A të Ligës së Parë, Dinamo Ferizaj.

Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme fillojnë nga ora 13:00.

NGJARJE TË TJERA

spot_img