spot_img

Zidane shfrenon fantazinë, e dëshiron këtë super sulmues të Real Madridi

spot_img

Edison Cavani ka mbyllur kontratën me PSG-në dhe tashmë është gati për një aventurë të re larg Francës. Pak ditë më parë ai ishte shumë pranë kalimit te Benfika në Portugali, por gjithçka dështoi për shkak të kërkesës së lartë ekonomike që kishte sulmuesi 33-vjeçar.

Gjithsesi, ofertat e tjera për të nuk kanë munguar dhe njëra prej tyre ka qenë nga Madridi, ku Cavani nuk do të mendohej dy herë për të shkuar. Zinedin Zidan do të ishte shumë i lumtur nëse do të kishte në ekip një zëvendësues ideal për Karim Benzemanë.

Aktualisht te Reali Zidane ka Luka Joviçin dhe Mariano Diazin, por të dy nuk bindën aspak dhe për këtë arsye mund të largohen. Cavani ka eksperiencë ndërkombëtare dhe pavarësisht dëmtimit që ka pësuar, vazhdon të jetë një nga bomberat më të fortë në Europë.

Di të luajë në ajër, por është edhe teknik. Do të përshtatej shumë shpejt në “Bernabeu”. Edhe tifozëve u pëlqen një lëvizje e tillë, pavarësisht se kanë dyshime për moshën e Cavanit. Priten bisedime konkrete gjatë ditëve në vijim.

NGJARJE TË TJERA

spot_img