Legjenda e Brazilit Rivaldo mendon që Lionel Messi do ta fitojë Botërorin dhe për këtë ka shkruar “që Zoti do ua jep juve kurorën” në ndeshjen e së dielës që do ta luajë Argjentina.
Messi ka pasur paraqitje tepër të mira në Katar dhe është i barabartë me gola të shënuar në garë me Kulian Mbappen derisa mposhti Kroacinë në gjysmëfinale me rezultat 3-0.
Rivaldo ishte njëri prej figurave qendrore në fitoren e Brazilit në Botërorin e vitit 2002, kurse do të bëjë tifo për Argjentinën në finale pasi që Selecao u eliminua në çerekfinale të Katari 2022.
“Ne nuk e kemi më Brazilin apo Neymarin në finale të Botërorit kështu që do të jem me Argjentinën. Nuk kam fjalë për Lionel Messi, ai e meriton ta fitojë Botërorin, por Zoti i di të gjitha dhe do ta kurorëzojë atë me titull të dielën”, shkroi Rivaldo në Instagram.
“Ti e meriton titullin për njeriun çfarë je dhe për futbollin e bukur që na ke dhuruar. Ua heq kapelën dhe Zoti të bekoftë”.
Argjentina do të pres në finale fituesin e ndeshjes Francë=Marok që zhvillohet sonte në mbrëmje.