spot_img

Zuerichu ndërmerr hapa konkret ndaj Labinot Bajramin dhe babanë e tij për hedhjen e çadrës

spot_img

FC Zuerichu ka ndërmarrë masa pas hedhjes së çadrës nga babai i Labinot Bajramit në drejtim të trajnerit të skuadrës zvicerane, në ndeshjen e raundit të parë të Kupës së Zvicrës në udhëtim te skuadra e kategorisë së pestë zvicerane, Zug.

Sulmuesi 19-vjeçar do të luajë me skuadrën U21 të Zuerichut, ndërsa babai i tij nuk do të ketë të drejtë për t’i parë ndeshjet nga stadiumi.

Të dielën, Zuerichu fitoi 2:0 në udhëtim dhe avancoi tutje në Kupë.

Labinot Bajrami ishte inkuadruar në lojë, ndërsa ishte zëvendësuar menjëherë pas 19 minutave lojë.

Ai e kishte fyer trajnerin Ricardo Moniz pas instruksioneve që i kishte marrë, e të cilat nuk i kishin pëlqyer.

Pas zëvendësimit, babai i Labinotit ka reaguar duke e hedhur çadrën nga tribunat, në drejtim të trajnerit holandez.

“Për shkak të disiplinës dhe reagimit jo të duhur ndaj instruksioneve të trajnerit, ai është transferuar te grupmosha U21 e Zuerichut me efekt të menjëhershëm”, ka shkruar Zuerichu të mërkurën në mbrëmje.

Talenti premtues do të duhet të paguajë edhe gjobë.

Gazeta zvicerane “Blick” ka shkruar se babai i Labinotit është dënuar për disa vjet, dhe nuk do të ketë të drejtë të hyjë në stadiume në gjithë Zvicrën.

Ai do të përballet edhe me gjykatë për vepër penale. Ndërkohë, të mërkurën për “Blickun” ka folur edhe vetë trajneri holandez.

“Unë e dua këtë sport. Incidenti nuk ka të bëj fare me futboll. Është turp dhe shqetësuese. Në këtë kohë, lojtarët e rinj duan të arrijnë gjithçka me 50 për qind përpjekje, por kjo nuk është e mundur”, ka deklaruar Moniz.

NGJARJE TË TJERA

spot_img