Zvicra e ka bërë të ditur listën prej 26 lojtarëve që do t’i marrë në Kampionatin Evropian.
Nga lista preliminare, trajneri Murat Yakin ka larguar katër lojtarë, në mesin e tyre edhe dy shqiptarët Uran Bislimi e Albian Hajdari.
Përveç dyshes shqiptare, nga lista e Yakin janë larguar edhe: Kevin Mbabu dhe Filip Ugriniq.
Megjithatë, trajneri i “Helvetikëve” i ka paralajmëruar lojtarët që ta mbajnë formën e tyre me stërvitje individuale pasi nuk i dihet deri të premtën, ku do ta shpalosë listën zyrtare për Euro 2024.
Kujtojmë që te Zvicra momentalisht janë edhe katër lojtarë tjerë shqiptarë, përfshi: Andi Zeqirin, Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin dhe Ardon Jasharin.