spot_img

Zvicra shpall listën e Botërorit, tre shqiptarë sfidojnë Serbinë në Katar

spot_img

Kombëtaret pjesëmarrëse në Botërorin e Katarit që nis pas 11 ditëve, kanë kohë deri të premten për të shpallur listat zyrtare të lojtarëve të thirrur për të luajtur në kompeticionin më madhor të futbollit.

Pas Brazilit, edhe Zvicra ka shpallur listën e lojtarëve të ftuar dhe në të janë tre lojtarë me origjinë shqiptare. Ylli i Arsenalit, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ishin thuajse të deklaruar, pasi janë liderët e skuadrës prej disa vitesh.

Gjithsesi, përveç tyre do të jetë edhe një tjetër shqiptar. Bëhet fjalë për Ardon Jasharin, i cili luan me Luzernën në Zvicër dhe ka spikatur në futbollin helvet. Ai është vetëm 20 vjeç dhe luan si mesfushor defensiv.

Zvicra ndodhet në grupin e “ferrit”, në atë G, së bashku me Brazilin, Serbinë dhe Kamerunin. Sfida ndaj Serbisë më 2 dhjetor pritet të jetë shumë speciale për tre shqiptarët e Zvicrës dhe mbarë popullin shqiptar.

NGJARJE TË TJERA

spot_img