Zvicra është eliminuar nga Kampionati Evropian i futbollit.
Është Spanja e cila ka fituar pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 3:1.
Brenda 120’ minutave lojë, zviceranët kanë shënuar dy gola, respektivisht një autogol dhe një gol, ku në minutën e 8’ Denis Zakaria shënon në portën e tij për ta kaluar Spanjën në epërsi, kurse golin e barazimit e shënoi kosovari Xherdan Shaqiri në minutën e 68’.
Ndërkohë nga minuta e 78-të kombëtarja ‘helvetike’ ishte pa një lojtar, pasi që Freuler u ndëshkua me të kuq.
Në penallti për Zvicrën dështuan nga pika e bardhë, dy mbrojtësi, Aknji dhe Schar si dhe Vargas.
Spanja në gjysmëfinale do të takohet me fituesin e çiftit, Itali – Belgjikë, ndeshje kjo që fillon nga ora 21:00.