Lojtari i Ballkanit, Qëndrim Zyba, ka reaguar pasi debutoi për Kosovën në ndeshjen kundër Andorrës. Zyba luajti nga minuta e parë në atë ndeshje, shkruan lajmi.net. Mesfushori e ka quajtur nder debutimin me “Dardanët”. “Sa nder dhe krenari të përfaqësosh vendin tënd ndihem shumë i lumtur për debutimin me Kosovën time”, ka shkruar ai në…
Lojtari i Ballkanit, Qëndrim Zyba, ka reaguar pasi debutoi për Kosovën në ndeshjen kundër Andorrës.
Zyba luajti nga minuta e parë në atë ndeshje.
Mesfushori e ka quajtur nder debutimin me “Dardanët”.
“Sa nder dhe krenari të përfaqësosh vendin tënd ndihem shumë i lumtur për debutimin me Kosovën time”, ka shkruar ai në rrjetin social, Facebook.
Kujtojmë që 22-vjeçari luajti plotë 78 minuta në këtë ndeshje debutuese, ku u zëvendësua nga Bernard Berisha.
Kosova fitoi me rezultat 3-0 në udhëtim te Andorra në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Euro 2024, të vlefshme për Grupin I.