Klubi i Futbollit Shkëndija nga Tetova ka njoftuar se e ka emëruar Ardian Nuhiun trajner të skuadrës
Sipas vet klubit tekniku 44 vjeçar kan firmosur kontratë 2 vjeçare.
Vet trajneri është shprehur i lumtur për sfidën e re.
“Ndjehem shumë mirë që jam këtu. Nëse si futbollist arrita që vitin e parë të fitojmë titull, atëherë edhe projekti të cilin e kemi shpalosur këto ditë që kemi biseduar me drejtuesit ka qenë realisht bindës. Personalisht jam gati për këtë sfidë të re. Do të ndërtohet një skuadër shumë e fortë për të qenë gati në sfidat në Evropë, pastaj të futemi në kampionat”, është shprehur Ardian Nuhiu, pas firmosjes me kuqezinjtë.
Nuhiu te Shkëndija vjen pasi drejtoi disa vite Dritën e Gjilanit me të cilët fitoi titullin kampion dhe Super Kupën, derisa kishte paraqitje pozitive edhe në Kupat e Evropës.