Atletico Madrid ka njoftuar se testet e reja për koronavirusin, të cilavë u janë nënshtruar të gjithë anëtarët e ekipit, kanë rezultuar negative.
Klubi gjithashtu njoftoi emrat e dy lojtarëve të gjetur dje pozitivë: ata janë Angel Correa dhe Sime Vrsaljko.
Komunikata e plotë nga klubi: “Ekipi i parë dhe anëtarët e stafit teknik iu nënshtruan dje testeve të reja PCR, rezultati i të cilit ishte negativ për të gjithë, pas shfaqjes së dy rasteve pozitive në testet e kryera të shtunën. Pas protokollit shëndetësor, testet e lartpërmendura u kryen edhe për të afërmit e dy rasteve pozitive, dhe ato gjithashtu ishin negative.
Stafi mjekësor i klubit ka marrë autorizimin për të zbuluar identitetin e dy lojtarëve, me qëllim që të shmangen spekulimet: skuadra e parë do të kthehet në stërvitje këtë pasdite me mungesën e Angel Correa, i cili do të mbetet i izoluar në shtëpinë e tij dhe është asimptomatik.
Sime Vrsaljko, i cili po merrte veten nga një dëmtim dhe po punonte veçmas, është asimptomatik dhe do të mbetet në shtëpi me vendim të stafit, megjithëse çështja e tij tani konsiderohet e zgjidhur nga autoritetet shëndetësore pasi ai gjeneroi antitrupat disa muaj më parë. Mjekët do të mbikëqyrin përparimin e të dy lojtarëve siç përcaktohet nga protokolli shëndetësor”.
Njëzet e një lojtar të ekipit të parë, plus lojtarët e Akademisë Alex Dos Santos, Manu Sánchez, Riquelme dhe Toni Moya do të nisen për në Lisbonë, ku i pret përballja me Leipzig në çerekfinalet e Champions League.