Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, e ka shpallur listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet e para në kuadër të Ligës së Kombeve ndaj Moldavisë dhe Greqisë.
“Timonieri” zviceran për këto takime i ka besuar gardës së vjetër të futbollistëve derisa nuk ka ndonjë risi në listë nga ajo e ndeshjeve të kaluara.
Kosova e sfidon Moldavinë më 3 shtator në stadiumin “Enio Tardini” në Parma të Italisë kurse më 6 shtator takohet me Greqinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Në një prononcim për “Zeri.info”, presidentit i FFK-së Agim Ademi nuk e ka përjashtuar mundësinë që edhe sfida me Greqinë të luhet në Parma, për shkak të pandemisë COVID-19.