Tani është zyrtare. Sergio Busquets po jeton ditët e tij të fundit si lojtar i Barcelonës. Mesfushori, kontrata e të cilit përfundon në fillim të qershorit, ka menduar për këtë çështje gjatë gjithë sezonit. Ai kishte propozimin e rinovimit të klubit në tryezë dhe njohuri të dorës së parë se trajneri dhe miku i tij, Xavi Hernández, po bazohej tek ai. Megjithatë, as kjo nuk mjaftoi për të qëndruar.
Në moshën 34-vjeçare (në korrik mbush 35-vjeç), mesfushori katalanas ka vendosur të largohet. Ai mendon se është koha për të ndryshuar mjedis. Busquets ende nuk ka treguar se ku do të luajë sezonin e ardhshëm.
Është e qartë se Busquets nuk ka ndërmend “t’i varë këpucët në gozhdë”, ndaj po vlerëson propozime të ndryshme. Prej kohësh është joshur nga sirenat e MLS-së, ndjekës të së cilës edhe vetë, sikurse e pranoi verën e kaluar. Po tingëllojnë edhe oferta nga Arabia Saudite. Flitet edhe për një bashkim të mundshëm me Leo Messin në një ekip të ri, por për momentin nuk ka indicie të forta në këtë drejtim.
E qartë është se ato të javëve në vijim do të jenë takimet e fundit të Busquets me fanellën e Barcelonës. Të dielën do të luajë derbin e tij të fundit dhe nëse nuk ndodh asgjë e çuditshme, do ta mbyllë karrierën te Barça duke ngritur titullin e La Liga-s, të nëntin në karrierë.